Egnatia stërvitet intensivisht për duelin me Kukësin

Futboll

Egnatia stërvitet intensivisht për duelin me Kukësin

Më: 16 janar 2024 Në ora: 15:56
Egnatia

Egnatia do të luajë ndaj Kukësit në transfertë në kuadër të javës së 20-të të Superiores.

Një duel mjaft i rëndësishëm për kryesuesit që do të synojnë një tjetër 3 pikësh për të mbajtur larg ndjekësit.

Skuadra vazhdon përgatitjet për këtë takim, me Edlir Tetovën që ka të plotë grupin e lojtarëve.

Lajm i mirë për rrogozhinasit janë rikthimi i Renato Malotës, i cili ka kaluar gjendjen gripale.

Gjithashtu do të jetë i gatshëm edhe Albano Aleksi që vjen pas një dëmtimi.

Kujtojmë se Egnatia do të zbresë në fushë ditën e premte në orën 13:30.

Në 19-të javë kampionat rrogozhinasit kanë grumbulluar 40 pikë dhe mbajnë vendin e parë me 5 pikë më shumë se Partizani.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat