Deschamps bën parashikimin e bujshëm

Futboll

Deschamps bën parashikimin e bujshëm

Më: 16 janar 2024 Në ora: 16:49
Deschamps

Trofeu i shumëkërkuar që mungon në Paris mbetet ai i Champions League

PSG i ka shkuar afër disa herë, por nuk ia ka dalë kurrë.

Një situatë, një rreth vicioz, por që duket se do të thyhet sipas trajnerit të Francës, Didier Deschamps.

“Herët ose vonë, PSG do të arrijë ta fitojë Champions League”.

Me këto fjalë trajneri francez ka shkaktuar bujë në atdhe.

Sepse Deschamps ka folur me një lehtësi absurde dhe një qetësi çarmatosëse: nuk ka asnjë dyshim se këtë vit ose tjetrin PSG do ta fitojë trofeun e shumëkërkuar.

Këto kanë qenë deklaratat e bëra nga ai për Telefoot:

“Çdo vit mund të jetë ai i duhuri për Champions League ose ai i gabuar, nuk ka rëndësi.

Në fund do të vijë në një moment ose një tjetër, dhe kjo është ajo që uroj për PSG, edhe pse te Marseille nuk do të jenë të gëzuar.

“Është shumë e rëndësishme për futbollin francez që PSG të fitojë Champions League”, ka përfunduar Deschamps.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat