Legjenda e Prishtinës, do të organizojë mbledhje komemorative për Franz Beckenbauerin 

Futboll

Legjenda e Prishtinës, do të organizojë mbledhje komemorative për Franz Beckenbauerin 

Nga: K. Goca Më: 16 janar 2024 Në ora: 18:19
Ejup Mehmeti e Franz Beckenbauer

Legjenda e klubit të futbollit Prishtina, Ejup Mehmeti, ka deklaruar për gazetën kombëtare “Bota sot” se do të organizojë mbledhje komemorative për legjendën gjermane Franz Beckenbauer.

Legjenda gjermane ka ndërruar jetë në moshën 78 – vjeçare. 

Mehmeti, ish trajner i FC Prishtina, tha se me këtë mbledhje do t’i tregojnë gjithë botës, se Kosova është zemra e futbollit dhe e sportit, se Franz Beckenbauer ka qenë idhull i shumë shqiptarëve.

Mbledhja komemorative sipas Mehmetit, do të mbahet të premten e 19 janarit në orën 16.00 në ambientet e hotelit “Sirius”.

Një ditë më herët, me 18 janar mbahet konferenca për shtyp po në “Sirius” (11.00).

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat