Ish - arbitri anglez kërkon ndryshimin e rregullit

Futboll

Ish - arbitri anglez kërkon ndryshimin e rregullit

Më: 16 janar 2024 Në ora: 18:54
Foto ilustrim

Dëmtimi i fundit në Premier League, ai i Edersonit, portierit të Manchester Cityt, pas përplasjes me Longstaff, risjell një problematikë aktuale në kampionatin anglez: atë të dëmtimeve për shkak të veprimeve që më pas anulohen nga gjyqtarët për shkak të pozicionit jashtë loje.

Rregullorja e re, me VAR-in, i detyron asistentët të mbajnë flamurin të ulur edhe në rast të dukshëm jashtë loje për të siguruar që aksioni të përfundojë, duke lejuar më pas VAR-in të ndërhyjë për të konfirmuar ose anuluar një gol.

Por ky rregull, sipas ish-arbitrit anglez Mark Halsey, duhet të ndryshohet.

The Sun raporton disa nga konsideratat e tij pas dëmtimit të Ederson:

“Stones është dëmtuar nga një dinamikë e ngjashme. Loja duhet të vazhdojë, kështu është, e kuptoj që është për të shmangur anulimin e golave ​​që janë të rregullt, por duhet gjithashtu pak sens.

“Nëse pozicioni jashtë loje është i qartë dhe një lojtar është 40 metra larg portës, ndihmës arbitri duhet të ngrejë flamurin e tij”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat