Man Utd i bën gati 150 milionë euro për Vinicius Jr

Futboll

Man Utd i bën gati 150 milionë euro për Vinicius Jr

Më: 17 janar 2024 Në ora: 09:49
Vinicius Junior

Manchester United ia ka vënë syrin yllit të Real Madridit, Vinicius Junior.

Mediumi “Metro” raporton se “Djajtë e Kuq” do t’ia vënë syrin sulmuesit brazilian gjatë verës që vjen.

“Los Blancos” mund ta konsiderojnë shitjen e yllit të tyre nëse arrijnë ta transferojnë Kylian Mbappen në verë.

Përfaqësuesi brazilian është njëri prej lojtarëve kryesorë në “Santiago Bernabeu”, ndërsa shkëlqeu edhe ndaj Barcelonës së fundmi duke realizuar “hat-trick” në finale të Superkupës së Spanjës.

Për të, gjiganti anglez është i gatshëm t’i ofrojë 130 milionë funte, përkatësisht 151 milionë euro.

Mbetet të shihet nëse kjo shifër do të jetë e mjaftueshme për Manchester United për ta transferuar në “Old Trafford” futbollistin këmbëshpejtë.

Ndërkohë, mediat spanjolle raportojnë se nëse Reali i siguron shërbimet e yllit të Paris Saint-Germainit në fund të këtij sezoni, gjatë verës mund të largohet një yll nga Madridi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat