Guardiola sqaron situatën

Futboll

Guardiola sqaron situatën

Më: 17 janar 2024 Në ora: 11:57
Guardiola e Haaland

Sulmuesi 23-vjeçar norvegjez Erling Haaland ka pësuar një tjetër “stop” në rikuperimin e tij nga dëmtimi.

Madje lojtari mund të mos kthehet para muajit të ardhshëm, lajm ky që konfirmohet nga trajneri i Manchester City, Pep Guardiola.

Ekipi mjekësor i Manchester City e tërhoqi sulmuesin norvegjez nga stërvitja këtë javë.

Ndaj, për pasojë, Haaland do të humbasë ndeshjen e nëntë radhazi me fanellën e “citizens”, kur ata të udhëtojnë drejt Newcastle, të shtunën.

23-vjeçari po lufton për të mposhtur një problem në këmbë që e la atë të paaftë për të ecur pas humbjes së muajit të kaluar nga Aston Villa.

Trajneri Pep Guardiola shpreson se një kamp stërvitor njëjavor në Abu Dhabi, me City, që do të fluturojë të mërkurën, do të rrisë shanset për rikuperimin e tij.

“Shpresojmë që në fund të këtij muaji apo në fillim të shkurtit ai të jetë gati. Nuk menduam se do të mungojë kaq gjatë, pasi e prisnim më herët në skuadër. Është një dëmtim që kërkon kohë. Na ka marrë malli për të”, tha Guardiola.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat