​Newcastle i hyn garës për yllin e Bayernit

Futboll

​Newcastle i hyn garës për yllin e Bayernit

Më: 17 janar 2024 Në ora: 12:33
Joshua Kimmich

Siç bëhet e ditur nga mediat angleze, skuadra e Newcastle United thuhet se ka shprehure interesim serioz në yllin e Bayern Munichut, Joshua Kimmich.

Newcastle dëshiron të transferojë një mesfushor pas krizës me lëndime në skuadër, dhe e sheh Kimmich si lojtar ideal.

Por, si duket këto lajme do të mbesin vetëm spekulime, pasi që Kimmich ka përjashtuar mundësinë që t’i bashkohet Newcastle, pasi që dëshiron të garojë ende për trofe.

Të interesuara seriozisht në shërbimet e yllit gjerman janë edhe Barcelona e Paris Saint-Germain. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat