Futbollisti shqiptar gati të huazohet në Serie B

Futboll

Futbollisti shqiptar gati të huazohet në Serie B

Më: 17 janar 2024 Në ora: 16:59
Stiven Shpendi në veprim

Stiven Shpendi është me një këmbë jashtë Empolit.

Klubi i Serisë A emëroi në stol Davide Nikolan në vend të Aurelio Andreacolit. Tanimë trajneri i ri është në kërkim të një sulmuesi të fortë, duke bërë që talentet e klubit të huazohen në klube të tjera.

Për këtë, sulmuesi i Kombëtares U-21, Shpendi mund të kalojë te Piza, e cila është në bisedime.

Veç tyre edhe Sampdoria që drejtohet nga Andrea Pirlo më herët ka treguar interes për të.

Piza duket më e gatshme për ta marrë në ekip Shpendin, duke qenë se drejtor sportiv në këtë ekip është ish-i i Çezenës, Stefaneli. Shpendi vlen 2 milionë euro dhe ka kontratë me Empolin deri në verën e 2026.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat