Përplasja Tuchel - De Ligt, Manchester United gëzohet

Futboll

Përplasja Tuchel - De Ligt, Manchester United gëzohet

Më: 19 janar 2024 Në ora: 11:32
De Ligt

Pas përvojës së tij zhgënjyese me Juventusin, karriera e Matthijs de Ligt nuk preku maksimumin as te Bayern Munich.

Mbrojtësi holandez po lufton me një tjetër dëmtim dhe me ardhjen e Dier nga Tottenham, vendi i tij në hierarkinë e Tuchel, raportohet nga mediet gjermane se ka rënë.

Ajo që komplikon edhe më shumë gjërat duket se është marrëdhënia e tensionuar mes lojtarit dhe trajnerit gjerman.

Në një situatë të tillë a që mund të përfitojë duket se është Manchester United, me klubin anglezë që do të tentojë afrimin e mbrojtësit në verë.

Megjithatë, për të mësuar fatin e De Ligt duhet të pritet fundi i këtij sezoni, pasi nuk i dihet nëse mund të ketë një kthesë mes marrëdhënies së mbrojtësit me Tuchel.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat