Memedi ndahet me Bashkimin, rikthehet te Osogova!

Futboll

Memedi ndahet me Bashkimin, rikthehet te Osogova!

Më: 19 janar 2024 Në ora: 13:09
Ekrem Memedi

Bashkimi i Kumanovës është ndarë edhe me një lojtar.

Bëhet fjalë për Ekrem Memedin, mesfushorin 27 vjecar, i cili është rikthyer pas ca vitesh te Osogova nga Koçana për ta  ndihmuar skuadrën në luftën për mbijetesë në Ligën e Dytë të RMV-së.

Ai tashmë disa ditë i ka nisur përgatitjet me Osogovën.

Është interesant se pikërisht Memedi ka qenë njëri prej shkaktarëve që Osogova kishte pësuar humbje prej 2-3 në terren të vet nga Bashkimi. Memedi e kishte shënuar golin e dytë.

Gjatë karrierës së tij, Memedi ka luajtur për Skopjen, Vardar Forino, Goblen nga Kumanova, si dhe për Vardarin e Milanon e Kumanovës në kategoritë e reja..

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat