Bastoni kërkon “het trik”

Futboll

Bastoni kërkon “het trik”

Më: 19 janar 2024 Në ora: 13:37
Bastoni

Një vit më parë, sërish në Riad, finalja teke e Superkupës së Italisë. Asokohe ishte “Derbi i Madoninës”.

Sot, format i ri (“final four”), faza e parë e afrimit me finalen. Nëse kalohet Lazio në gjysmëfinale, zikaltrit do ta diskutojnë trofeun e Napolin.

Në prag të gjysmëfinales së Superkupës, Alessandro Bastoni përqendrohet tek objektivi i parë i sezonit të Interit, duke pasur kujtime të ëmbla: “Kemi mbërritur në këtë edicion pas dy vitesh fitore radhazi (përpara asaj ndaj kuqezinjve, fitorja në “San Siro” kundër Juves), jemi shumë të etur për ta mbrojtur këtë trofe.

Fitorja është gjithmonë e rëndësishme. Pastaj, duam të jemi të parët edhe me këtë formulë të re. Viti i kaluar ishte i bukur, ne përjetuam një emocion të jashtëzakonshëm. Luajtëm një derbi në finale (ndaj Milanit) dhe fitorja 3-0 ishte e mrekullueshme”.

Luajtja në Superkupë për të tretin vit radhazi konfirmon rrugën positive të Interit, gjithashtu protagonist në finale e Champions League, sezonin e kaluar: “Ky është një Inter kompakt dhe i vetëdijshëm për potencialin e vet. Kemi një grup lojtarësh me dëshirë të madhe për të fituar.

E dimë që jemi vetëm në gjysmë të rrugës, por duam të vazhdojmë kështu, për të arritur qëllime të mëdha. Interi është një familje për mua, që i shtohet familjes sime të origjinës dhe asaj që po krijoj me gruan time.

Në këtë hierarki, Interi është i treti. Kur mbërrita në Milano nuk kisha ende aq shumë siguri për të ardhmen time, pastaj u mirëprita shumë mirë dhe dhashë maksimumin”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat