Ish - portieri ndal vrullin e talentit të Juventusit

Futboll

Ish - portieri ndal vrullin e talentit të Juventusit

Më: 19 janar 2024 Në ora: 23:28
Kenan Yildiz

Kenan Yildiz është një nga risitë më të bukura të Juventusit në këtë sezon.

Turku, edhe pse në vitin e parë si pjesë përbërëse e ekipit të parë bardhezi, ia ka dalë të impresionojë falë teknikës së lartë që posedon ndërsa nuk kanë munguar edhe golat spektakolarë nga 18-vjeçari.

“Për të kuptuar dimensionin e plotë të Yildiz do të duhen pesë apo gjashtë vite në Serie A.

Tani është shumë shpejt për t’u konsideruar një kampion.

Sigurisht, është një profil interesant dhe me shumë pritshmëri për të ardhmen. Por, është shumë shpejt të flasim me siguri”, u shpreh Marchegiani.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat