Injoron bavarezët

Futboll

Injoron bavarezët

Më: 20 janar 2024 Në ora: 14:03
Ksabi Alonso

Pas kalimit me sukses të testit të parë për vitin 2024 në Bundesligë kundër Augsburgut, ku goli në frymën e fundit i dha më tepër vlerë fitores së Leverkusen.

“Aspirinat” do të vihen sërish në një tjetër provë “zjarri”, kësaj radhe në Lajpcig. “Demat” nga krahu tjetër nuk po përjetojnë momente pozitive dhe këtë ballafaqim e vështrojnë si pikën e duhur për të ndryshuar rrjedhën e rezultateve.

Trajneri i kryesueseve të Leverkusen, Ksabi Alonso, përveçse ka folur për sfidën në fjalë, ka hedhur “thumba” edhe në adresim te Bajernit.

“Nuk jam mësuar dhe nuk kam për ta bërë kurrë si trajner, të flas për ekipet e tjera, përveç kundërshtarit. Lajpcig, duke pasur parasysh fazën e parë, e cilësoj si kundërshtarin më të fortë që jemi përballuar”, e mbylli Alonso.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat