Mbrojtësi i Kombëtares “Shpresa” i jep fitoren Benfikës B në Portugali

Futboll

Mbrojtësi i Kombëtares “Shpresa” i jep fitoren Benfikës B në Portugali

Më: 20 janar 2024 Në ora: 14:46
Adrian Bajrami

Mbrojtësi i Kombëtares “Shpresa” i jep fitoren Benfikës B në Portugali!

Mbrojtësi i Kombëtares Shpresa, Adrian Bajrami është kthyer në hero për Benfikën B në Ligën e Dytë portugeze.

21-vjeçari shqiptar gjeti rrugën e rrjetës përballë CD Mafra në minutën e 61’, duke kompletuar përmbysjen e skuadrës së dytë të Benfikës.

Ky ishte goli i parë që Bajrami shënon këtë sezon, me mbrojtësin kuqezi që kërkon të impresionojë Silvinjon deri në fund të sezonit, duke shpresuar për një vend në Europian pas paraqitjeve të mira që ka kryer me Benfikën B.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat