Lojtari shqiptar show në Itali, shënon het-trik për 7 minuta

Futboll

Lojtari shqiptar show në Itali, shënon het-trik për 7 minuta

Më: 21 janar 2024 Në ora: 11:55
Cesena

Cristian Shpendi merr për dore sërish Cesenën, duke shënuar tre gola brenda 7 minutash në triumrin me rezultatin e thellë 4:0 që skuadra e tij regjistroi ndaj Pontenderës.

Sulmuesi shqiptar e nisi takimin si titullar dhe në minutën e 21-të shënoi një gol mjaft të bukur, në një aksion që e nisi vetë nga mesi i fushës.

Në të 26-ën Shpendi u ndodh në vendin e duhur, për të shtyrë në rrjetë një top të kthyer nga shtylla, ndërsa dy minuta më vonë, goditi bukur me kokë për të shënuar golin e tretë personal dhe çuar shifrat në 3-0.

Shpendi kryeson renditjen e golashënuesve në grupin B të Serisë C, me 13 gola të shënuar, kur jemi në gjysmën e sezonit, ndërsa Cesena kryeson renditjen për klube, duke qenë kandidatja kryesore për t’u ngjitur në Serinë B.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat