Shpendi: Këto gola shkojnë për babain dhe gjithë familjen

Futboll

Shpendi: Këto gola shkojnë për babain dhe gjithë familjen

Më: 21 janar 2024 Në ora: 12:42
Cristian Shpendi

Cristian Shpendi ka shpërthyer me tre gola në vetëm shtatë minuta te Cesenza.

Futbollisti shqiptar po vazhdon me super formën dhe shkëlqeu në përballjen kundër Potenderas, atje ku ishte ylli i takimit.

Menjëherë pas përfundimit të ndeshjes, Shpendi kishte edhe një dedikim për të bërë. “Këto gola shkojnë për babain tim dhe gjithë familjen”, tha Cristian.

Vetëm pak ditë më parë, babai i Shpendit u dënua me 3 vite pezullim në Itali, ku nuk i lejohet që të shkojë në asnjë stadium.

E gjitha kjo për shkak të grushtit që babai i Cristian i dha portierit kundërshtar për arsyen se i kishte dëmtuar djalin në fushën e blertë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat