Doçi debuton me fitore me fanellën e Galatasarayt

Futboll

Doçi debuton me fitore me fanellën e Galatasarayt

Më: 21 janar 2024 Në ora: 17:54
Megi Doçi

Sulmuesja e kombëtares shqiptare, Megi Doçi, ka luajtur ditën e shtunë ndeshjen e saj të parë si futbolliste e Galatasaray në kampionatin turk të futbollit për femra.

Lojtarja e cila finalizoi vetëm pak ditë më parë transferimin e saj nga radhët e Vllaznisë te klubi turk, shihet si një afrim shumë cilësor për këtë skuadër dhe nuk ishte rastësi që u aktivizua menjëherë si titullare edhe pse kishte pak ditë që kishte nisur punën në klubin e ri.

Një debutim që rezultoi i suksesshëm për ekipin e femrave të Galatasaray, i cili mposhti me shifrat 1-0 Fatih Vatan Spor, duke vazhduar kështu garën në distancë me Fenerbahçen për vendin e parë në renditje.

Të dy skuadrat kanë nga 43 pikë pas 17 javësh dhe janë pretendentet kryesore për titullin.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat