Ramaj e Ajaxi marrin fitore të thellë

Futboll

Ramaj e Ajaxi marrin fitore të thellë

Më: 21 janar 2024 Në ora: 23:02
Diant Ramaj

Diant Ramaj ka qenë sërish në portë tek Ajaxi që të dielën fitoi thellë në shtëpi ndaj Waalwijkut, 4:1.

Ndeshja i ka takuar xhiros së 18-të të elitës së futbollit holandez.

Brian Brobbey shënoi në minutën e nëntë për Ajaxin, ndërsa Michiel Kramer i barazoi shifrat në minutën e 15-të.

Brobbey shënoi edhe një herë tjetër në minutën e 35-të.

Kristian Hlynsson në minutën e 64-t dhe Steven Berghuis në minutën e 87-të, i shënuan dy golat tjerë.

Ajaxi ka 31 pikë në vendin e pestë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat