Jaroviq përforcon repartin ofensiv të Gjilanit

Futboll

Jaroviq përforcon repartin ofensiv të Gjilanit

Më: 22 janar 2024 Në ora: 21:45
Senad Jaroviq

Sulmuesi Senad Jaroviq edhe zyrtarisht është transferimi më i ri i Gjilanit.

Këtë e kanë bërë të ditur faqja zyrtare e klubit në Facebook, të cilët me anë të një videoje njoftuan për blerjen e 26-vjeçarit.

Jaroviç i cili shquhet për gjatësinë e tij (1.95 cm) ka pasur një karrierë të bujshme pasi që ka luajtur në shtete dhe klube të ndryshme gjatë viteve.

E nisi në grupmoshat e Unterrath-it, për të vazhduar më pas ngritjen në nivel profesional ku luajti për klube si NK Domzale, NK Dob, Spartak Trnava, Sönderjyske, Zlate Moravce, SKF Sered, NK Radomlje, Petrolul, Slloboda Tuzla, Minaur dhe së fundmi në Maqedoni tek Struga.

Tek klubi i Strugës ai pati gjithsej 19 paraqitje, ku arriti që të shënojë dy gola.

26-vjeçari te Gjilani do të qëndroj për gjashtë muaj si huazim nga Struga.

Përveç pozitës si sulmues qendre, Jaroviq mund të aktivizohet edhe si mesfushor ofanziv, andaj versatiliteti i tij mund t’i hyjë mjaft në punë teknikut Gentjan Mezani.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat