Formula 1 do të zbarkojë në Madrid në vitin 2026

Futboll

Formula 1 do të zbarkojë në Madrid në vitin 2026

Më: 23 janar 2024 Në ora: 11:58
Pamje nga një garë

Marrëveshja e shumëpritur që po përgatitet muajt e fundit është tashmë një realitet që garanton të ardhmen e ‘Cirkut të Madh’ në Spanjë për dekadën e ardhshme me një qark gjysmë urban.

Njoftimi zyrtar ende nuk ka ardhur, megjithatë presidenti dhe CEO i Formula 1, Stefano Domenikali, do të jetë në Parkun e Ekspozitave “Ifema” sot për të prezantuar pistën e re, që do të mirëpresë kampionatin botëror të Formula 1, duke filluar nga viti 2026.

Prezantimi do të bëhet në prani të presidentit të “Ifema”, Hoze Visente de los Mozos, guvernatores të Madridit, Isabel Diaz Ajuso dhe kryebashkiakut Hose Luis Martinez Almeida, të cilët do të shpjegojnë detajet e eventit.

Sipas lajmeve të raportuara nga mediat spanjolle, Çmimi i Madh do të zhvillohet në një pistë urbane pjesërisht të mbuluar në zonën “Valdebebas”, pranë aeroportit të Barajas, në afërsi të qëndrës stërvitore të Realit të Madridit.

Sipas “Marca”, kontrata fillestare për 10 vjet do të kishte (sipas vlerësimeve të organizatorëve), një impakt ekonomik vjetor të vlerësuar në 400 milionë euro për sezon, të barabartë me 4 miliardë në total, që zhvillimi i Çmimit të Madh do t’i sillte indirekt kryeqytetit iberik.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat