Sacchi përulet para Gigi Rivas

Futboll

Sacchi përulet para Gigi Rivas

Më: 23 janar 2024 Në ora: 12:53
Sacchi

Ndër homazhet e shumta për Gigi Riva është ai i Arrigo Sacchi, i cili ndau të njëjtën përvojë me ish-sulmuesin e Cagliarit në ekipin kombëtar nga viti 1991 deri më 1996. Ja fjalët e tij të publikuara në “Gazzetta dello Sport”: “Pa dyshim, ai ishte sulmuesi më i fortë italian. Gigi Riva ishte i pandalshëm. Një fenomen”.

Çfarë raporti keni pasur me Riva?
Ai ishte një lojtar i madh, por edhe një njeri i madh. I përulur, i sjellshëm, modest.

Një burrë i vërtetë. Ai ishte kryetar i delegacionit të kombëtares, asnjë herë nuk ishte ndërhyrës, asnjë herë nuk e bëri pis rolin apo personalitetin e tij. Riva respektonte të tjerët dhe kishte një dashuri të madhe për fanellën blu.

A ju kujtohet përvoja në SHBA ’94?

Kaq shumë. Menjëherë mendoj për një lojë të vogël që kemi luajtur mes veti: trajnerë, masazhatorë, fizioterapistë, menaxherë. Gigi vraponte në krah dhe ndaloi papritur, pësoi tërheqje. Ai qëndroi në shtrat për dy ditë. Kishte dhimbje të çmendura në këmbën e tij.

Çfarë ju pëlqeu te Riva në nivel njerëzor?

Korrektesia e tij. Atij mund t’i besoje verbërisht.

Nga ana tjetër, karriera e ndritshme është dëshmi e karakterit të tij. Luajti për Cagliari, por skuadrat e mëdha nga veriu e donin atë. Mori oferta nga Juve, Inter dhe Milani, por nuk lëvizi nga Sardenja. Ishte elegant në fushë, zotëri, kishte një stil të pagabueshëm. Mund të ishte dukur i ashpër, por ju siguroj se kishte një dozë të dukshme ironie. Duke qëndruar pranë tij, për mua ishte privilegj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat