Sulmues norvegjez në radhët e FC Shkupit

Futboll

Sulmues norvegjez në radhët e FC Shkupit

Më: 23 janar 2024 Në ora: 16:01
Emanuel Erik Goner

Skuadra e FC Shkupit për një kohë të shkurtër prezantoi dy përforcimet e reja.

Fillimisht ishte Xhemal Ibishi, ndërsa së fundit është sulmuesi norvegjez, Emanuel Erik Goner.

Bëhet fjalë për 22 vjeçarin e talentuar nga Norvegjia, i cili më parë veshi fanellën e Songdallit, duke firmosur tani kontratë me skuadrën nga Çairi deri në vitin 2026.

Ndryshe Groner është i shpejtë, i fortë në duelet ajrore dhe luan në pozicionin qendror në sulm. Ndërkohë në karrierën e tij ka luajtur edhe për skuadrat Valerenga-s, Lin-it, Kjelsa-s, Baerum, Sogndal dhe Jerv.

“Zgjodha të nënshkruaj për FC Shkupi sepse është një klub me ambicie të mëdha dhe luajnë futbolli që më përshtatet shumë.

Kur mora ofertën, ishte një zgjedhje e lehtë. Unë vij në një top skuadër në ligën maqedonase që lufton për titullin e ligës dhe garat evropiane.

Jam pritur shumë mirë nga të gjithë lojtarët, stafi, trajnerët dhe presidenti, jam shumë mirënjohës për këtë.

Ndjej se po vij në një grup që qëndron fort së bashku dhe ka të njëjtat synime. Sigurisht që është një jetë e re, në një qytet të ri, gjuhë dhe klub të ri me të cilin duhet të mësohem, por tashmë po kënaqem shumë.

Unë mezi pres të fitojmë ndeshjet më të gjithë së bashku dhe garantoj se do të bëj gjithçka që është në fuqinë time për të luftuar për ekipin. Shihemi më 18 shkurt!

Gronner do të jetë në dispozicion për trajnerin Mlladen Zhizhoviç për ndeshjet e radhës në kampin përgatitor në Antalia.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat