Broja titullar me votat e tifozëve

Futboll

Broja titullar me votat e tifozëve

Më: 23 janar 2024 Në ora: 16:17
Armando Broja

Spekulimet për të ardhmen e Armando Brojës janë të shumta, por popullariteti i lojtarit mes tifozëve sa vjen dhe rritet.

Në një sondazh për “WAGNH Community” tifozët e Çelsit kanë votuar për lojtarët, të cilët sipas tyre duhet të jenë sonte në fushë në ndeshjen kundër Midëllsborout.

Mes lojtarëve më të votuar ishte Armando Broja me 68% të votave.

Ndërsa futbollistët me më shumë popullaritet janë Petroviç, Palmer, Kaisedo, Fernández, Silva dhe Çilluell, të cilët kanë mbi 80% të votave.

4-2-3-1: Petroviç (99%); Çiluell (81%), Koluill (65%), Silva (83%), Disasi (56%); Enzo (90%), Kaisedo (92%);  Sterling (67%), Gallager (76%), Palmer (96%) ; Broja (68%).

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat