Xavi: Ndaj Bilbaos, e vështirë

Futboll

Xavi: Ndaj Bilbaos, e vështirë

Më: 23 janar 2024 Në ora: 16:31
Xavi Hernandez

Xavi Hernandez foli në konferencë për shtypin për ndeshjen kundër Athletic Bilbao në Kupën e Mbretit, ku gjeti  sërish rastin për të diskutuar rreth fitores së diskutueshme të Realit ndaj Almerias.

“Nuk do të flisja për këtë nëse nuk do të më pyesnit. Ishte koha për të dhënë mendimin tim.

Kështu ndjeva për momentin. Nëse më pyesni për futbollin, do të jem këtu për tri ditë duke folur.

Analizoni, të gjithë do të biem dakord. Nuk dua t’i jap jetë të re polemikës. Është koha të flasim për futbollin”.

Më tej, për të njëjtën temë, trajneri i Barcelonës tha:

“Nuk më pëlqen presioni mbi arbitrat. Mos më bëni më pyetje për këtë. Unë e kam dhënë tashmë mendimin tim. Unë besoj në ndershmërinë e gjyqtarëve, por nuk më pëlqen presioni nën të cilin ata janë. Polemika nuk është për mua, por për Real Madrid-Almería. Unë nuk kam miq në botën e shtypit. I përkushtohem futbollit, motivimit të lojtarëve të mi”.

Për ndeshjen me Bilbaon, Xavi komentoi:

“Ata janë shumë agresivë… Ernesto (Valverde) është një trajner i madh, një nga më të mirët.

Ata kanë intensitet, agresivitet… është një luftë futbolli.

Linja e tyre mbrojtëse do të jetë shumë e lartë, ne do të duhet të dalim nga ai presion… Do të jetë e vështirë.

Do të jetë ndryshe nga ndeshja me Betisit".

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat