Milani nuk heq dorë nga shqiptari

Futboll

Milani nuk heq dorë nga shqiptari

Më: 23 janar 2024 Në ora: 19:32
Armando Broja

Armando Broja është kthyer në një nga temat më të nxehta në merkaton e dimrit, teksa sulmuesi duket se do të largohet nga Chelsea.

Shumë emra janë përfolur nga mediat e huaja që kanë shfaqur interes për 22-vjeçarin e Kombëtares shqiptare, por ende asnjë ofertë konkrete nuk ka ardhur në zyrat e “Bluve” të Londrës.

Së fundmi, media spanjolle “Fichajes.net”, ka raportuar se në garë për Brojën do të futet sërish Milani. “Djalli” ka nevojë për një sulmues, teksa së fundmi dështoi dhe Moise Kean i Juves, me italianin që zgjodhi të kalojë te Atletico Madrid.

Oliver Giroud nuk jep më asnjë garanci, teksa Joviç dhe Okafor nuk kanë bindur. Kështu huazimi i Brojës kthehet si një mundësi shumë e mirë për Milanin, edhe pse Chelsea do ta ketë të vështirë ta lëshojë, nëse kuqezinjtë nuk pranojnë që ta blejnë verën e ardhshme. Gjithsesi gara nuk do të jetë e lehtë për Milanin, pasi klube të Premier Ligës po përgatisin ofertat për Brojën.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat