Shqiptari protagonist, shpërthen festa në Londër

Futboll

Shqiptari protagonist, shpërthen festa në Londër

Nga: K. G. Më: 23 janar 2024 Në ora: 21:25
Armando Broja

Chelsea si vendas e ka deklasuar me rezultat 6:1 Middlesbrough-in, në takimin e kthimit të gjysmëfinales së Carabao Cup.

Sulmuesi shqiptar, Armando Broja, është protagonist i golit të parë, për faktin se në momentin kur ai tentoj për të shënuar, Howson duke ia hequr topin, shënoi autogol dhe 1:0 për Chelseat.

Shpërtheu festa në stadiumin "Stamford Bridge" në Londër.  

Broja është zëvendësuar në minutën e 65-të.

Chelsea shton epërsinë në 2:0 në minutën e 29-të.

Disasi në minutën e 36-të trefishon epërsinë e Palmer në atë të 42-tën shënoi për 4:0.

Në minutën e 77-të Palmer shënoi për 5:0 e Madueke (81’) për 6:0.  

Rogers në minutën e 88-të ngushtoi humbjen në 6:1.

Chelsea ka pësuar humbje me 1:0 në takimin e parë nga Middlesbrough dhe sonte përmbysi gjithçka duke u kualifikuar në finale.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat