Barcelona humbi dy blerjet e planifikuara në mesfushë

Futboll

Barcelona humbi dy blerjet e planifikuara në mesfushë

Më: 24 janar 2024 Në ora: 12:03
Zhoan Laporta

Barcelona duhej të forconte mesfushën e saj në janar, së paku kështu tha vet presidenti i tyre Zhoan Laporta duke thënë se do të kërkonin huazimin e futbollistëve.

Megjithatë kjo gjë nuk ka ndodhur dhe katalunasit dy objektivat e para që kanë pasur i kanë humbur me mesfushorët që kanë gjetur marrëveshje me të tjera skuadra.

Talenti i madh belg Artur Vermeeren ishte një nga objektivat e Barcelonës dhe dëshira kryesore e trajnerit Çavi Hernandez, por ai ka zgjedhur t’i bashkohet rivalëve të La Ligas, Atletiko Madrid. Ka qenë Fabrizio Romano që ka njoftuar se belgu ka gjetur marrëveshje me Rojall Antverpin për 15 milionë euro dhe shuma që me bonuse do të arrijë në 25 milionë euro të tjera.

Ndërkohë, Barça ka humbur edhe mesfushorin anglez të Man. Siti, Kalvin Filips. Ky I fundit do t’i bashkohet Uest Hemit në formë huazimi, pasi u arrit një marrëveshje me Man City.

Barcelona ndoshta u mposht sepse Uest Hem ofroi të nënshkruante lojtarin përgjithmonë në fund të sezonit.

Barça thuhet se shpreson të nënshkruajë me Filipsin në një hua gjashtëmujore pa opsion blerjeje dhe pa tarifë huazimi. Blaugranët thjesht donin të mbulonin pagën e tij siç po bëjnë me Feliksin dhe Kanselon.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat