Polemikat për Napoli - Interi

Futboll

Polemikat për Napoli - Interi

Më: 24 janar 2024 Në ora: 12:58
Gianluca Rocchi

Polemikat rreth finales së Superkupës së Italisë, të fituar nga Interi ndaj Napolit të hënën, nuk janë shuar. Gjyqtari Rapuano do të bëhej protagonist edhe në këtë ndeshje.

Kreu i arbitrave, Gianluca Rocchi shkoi në dhomën e zhveshjeve për të qortuar gjyqtarin për gjykimin që i bëri disa rasteve në pjesën e parë. Në fillimin e pjesës së dytë Rapuano menjëherë u bë më “agresiv” në dhënien e kartonëve.

Nga ky presioni do të pezullohej Giovanni Simeone, i cili mori dy kartonë të verdhë për dy faulle normal në harkun e pak minutave. Calhanoglu ndërkohë është toleruar për tre ndërhyrje të të njëjtit agresivitet, duke ja hedhur vetëm me një karton të verdhë.

Presidenti De Laurentiis kritikoi arbitrin pas ndeshjes, por me doza jo shumë të ashpra, duke theksuar se arbitrat që duhet të përdorin më mirë teknologjinë VAR.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat