Mungon vetëm zyrtarizimi

Futboll

Mungon vetëm zyrtarizimi

Më: 24 janar 2024 Në ora: 13:46
Kean

Është mbyllur transferimi i Moise Kean nga Juventus tek Atletico Madrid: formula është ajo e një huazimi të thjeshtë për 6 muaj, pa detyrim blerjeje.

Megjithatë, përpara se të zyrtarizojnë blerjen e Kean, “Colchoneros” do të duhet të shesin një sulmues, me Correa apo Depay që janë të destinuar të largohen nga Madridi, me shumë mundësi drejt Arabisë Saudite.

Sulmuesi i kombëtares italiane mund të shpresojë kështu që të gjejë më shumë hapësirë në fushë ​​sesa ka pasur aktualisht nën drejtimin e Allegrit tek Juventusi

Kean, i cili ka një kontratë me bardhezinjtë deri më 30 qershor 2025, me një pagë prej 2.5 milionë eurosh në sezon, pritet në kryeqytetin spanjoll brenda fundjavës, kur me sa duket do të bëhet edhe njoftimi i transferimit të tij tek skuadra e trajnerit Simeone.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat