Cadizi zyrtarizon trajnerin e ri

Futboll

Cadizi zyrtarizon trajnerin e ri

Më: 24 janar 2024 Në ora: 15:32
Pamje nga prezantimi

Cádiz zyrtarizoi Mauricio Pellegrinon si trajnerin e ri, pozicion që deri pak ditë më parë mbahej nga Sergio Gonzalez.

“Faleminderit për mundësinë që po më jepet.

Është hera e parë që më duhet të drejtoj një ndeshje pas vetëm tri ditësh punë, por sfidat më kanë pëlqyer gjithmonë.

Futbolli është pasioni im, është jeta ime. Kënaqësi që mund të rikthehem në ligën spanjolle,” ishin fjalët e para të Pellegrinos.

52-vjeçari ka drejtuar në periudha të shkurtra kohë ekipe si Valencia, Alaves dhe Leganes në La Ligas, Southamptonin në Angli dhe Indipendienten dhe Estudiantesin në Argjentinë.

Përvoja e tij e fundit si trajneri ka qenë në solin e Vélez Sarsfield (2020-2022) po në Argjentinë.

Cadizi renditet në vendin e 18 në La Liga me vetëm 15 pikë, duke lënë pas vetëm Granadan dhe Almerian.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat