Ermal Tahiri i “ashpër” kundrejt Dinamos

Futboll

Ermal Tahiri i “ashpër” kundrejt Dinamos

Më: 24 janar 2024 Në ora: 15:36
Ermal Tahiri

Dinamo u mposht në transfertë nga Laçi në ndeshjen e vlefshme për 1/8 e Kupës së Shqipërisë.

Sfida e zhvilluar në Kurbin, përfundoi me humbjen 1-0 të dinamovitëve, me këta të fundit që u mposhtën falë një autogoli të Jankut. Pas kësaj sfide, në emisionin “Skaner” foli analisti Ermal Tahiri, i cili e quan Dinamon si një ekip pa personalitet.

“Dinamo është skuadër pa personalitet dhe nuk ka taktikë loje.

Këto lojtarë nuk i përgjigjen as trajnerit me këtë lojë që po bëjnë. Nuk ka asnjë ndryshim te Dinamo.

Secili nga lojtarët luajnë siç duan vetë. Është një ndër skuadrat më të super paguara dhe nuk kanë vazhdimësi.

Nuk do të thotë që presidenti të paguajë dhe lojtarët të mos luajnë. Dinamo është pa personalitetin e duhur.

Ke objektiv për të dalë në Europë që vjen ose nga kampionati ose në Kupë dhe ti je inekzistent. Çfarë objektivi mund të kapësh në kampionat kur je 12 pikë mbrapa?!”, u shpreh Ermal Tahiri.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat