Një grua mes katër personave të tjerë të identifikuar nga policia

Futboll

Një grua mes katër personave të tjerë të identifikuar nga policia

Më: 24 janar 2024 Në ora: 18:50
Pamje nga një ndeshje

Polica e Udines vazhdon hetimet për të identifikuar të gjithë autorët e thirrjeve raciste ndaj Majk Menja, portierit të Milanit në ndeshjen ndaj Udinezes në fundjavën e kaluar.

Ngjarja ka bërë bujë pasi sfida e Serisë A u ndërpre dy herë, me portierin e Milanit i cili në shenjë proteste u largua nga terreni i lojës.

Policia ka identifikuar katër persona të tjerë, mes të cilëve është edhe një grua e moshës 34-vjeçare.

Këto persona janë identifikuar nga videot e xhiruara nga kamerat në stadium si dhe ato që vetë tifozët kanë hedhur në rrjetet sociale nga momentet në fjalë.

Të gjithë këto persona po ndiqen në gjendje të lirë nga organet e drejtësisë në Itali, por për momentin ka automatikisht një vendim për 5 vite përjashtime nga aktivitetet sportive.

Kurse klubi i Udinezes ka bërë të qartë se të gjithë personat që identifikohen si pjesëmarrës në këtë ngjarje, do të përjashtohen përfundimisht nga stadiumi i tyre.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat