Roma buzëqesh në fund me Lukakun

Futboll

Roma buzëqesh në fund me Lukakun

Më: 24 janar 2024 Në ora: 20:54
Roma

Roma fiton ndeshjen miqësore ndaj Al Shabab me rezultat 2-1 në stadiumin Awwal të Riadit.

De Rossi del sërish në fushë me një mbrojtje me katër lojtarë dhe shumë linja të dyta, me vetëm Cristante dhe Paredes të konfirmuar në krahasim me njëmbëdhjetëshen e së shtunës.

Joao Costa kaloi verdhekuqtë në avantazh në minutën e 54-të me asistimin e Zalewskit.

Carrasco barazoi në minutën e 78-të me një goditje dënimi të shkëlqyer, më pas Lukaku e vendosi fatin e ndeshjes në minutën e 85-të duke përfituar nga një gabim i mbrojtjes kundërshtare.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat