Këto janë planet e kombëtares së Zvicrës

Futboll

Këto janë planet e kombëtares së Zvicrës

Nga: K. Goca Më: 25 janar 2024 Në ora: 15:45
Murat Yakin

Kampionati Europian po afrohet gjithnjë e më shumë për kombëtaren e Zvicrës.

“Të enjten kombëtarja njoftoi disa informacione të rëndësishme.

Më 14 mars, selektori Murat Yakin do të shpallë skuadrën për fazën e marsit.

Më pas do të ketë një kamp stërvitor në La Manga të Spanjës. Më 23 mars, kombëtarja do të luajë miqësore kundër Danimarkës në Kopenhagë.

Më pas ata do të fluturojnë për në Dublin, ku luajnë miqësore kundër Irlandës është planifikuar për më 26 mars. 

Më 17 maj pritet që Murat Yakin të shpallë kombëtaren e tij për Kampionatin Evropian në një konferencë për media. Vetëm dhjetë ditë më vonë, kombëtarja kalon në kampin përgatitor për Kampionatin Evropian në St. Gallen.

Përgjegjësit e kombëtares kanë planifikuar dy ndeshje testuese në prag të Kampionatit Europian.

Kjo do të zhvillohet më 4 qershor në Luzern dhe më 8 qershor në St. Gallen.

Është testi i fundit para fillimit të Kampionatit Evropian. Më 9 qershor, yjet e kombëtares kanë edhe një ditë pushimi para se të marrin autobusin për në hotelin e kampit në Shtutgart”, shkruan mediumi zviceran “Blick”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat