Liverpool do yllin e Serisë A, kërkesa e zikaltërve është e frikshme

Futboll

Liverpool do yllin e Serisë A, kërkesa e zikaltërve është e frikshme

Më: 25 janar 2024 Në ora: 16:45
Klopp

Liverpooli raportohet se është i interesuar për nënshkrimin e mesfushorit të Atalantas, Teun Koopmeiners.

Të Kuqtë dyshohet se po kërkojnë në merkato për një mesfushor mbrojtës, dhe e përditshmja britanike Express pretendon se klubi anglez do të duhet të paguajë më shumë sesa pritej për lojtarin e Atalantas.

Raportet pretendonin se Liverpool ishte gati të shpenzonte 40 milionë sterlina për lojtarin, por iu kërkua të paguante 11.5 milionë shtesë për të negociuar një marrëveshje për Koopmeiners.

Atalanta thuhet se e sheh lojtarin si të paprekshëm në mes të sezonit, por një ofertë prej 51.5 milionë £ (ose 60-65 milionë euro) mund të nxisë një marrëveshje.

Skuadra e Serisë A është aktualisht e pesta në renditje, me Koopmeiners që ka bërë 26 ndeshje në këtë sezon, duke regjistruar shtatë gola dhe katër asiste.

Lojtari foli për zërat e merkatos në fillim të këtij muaji, duke thënë:

“Kam parë zërat për Liverpoolin – është bukur ta shoh këtë, por jam 100 për qind i fokusuar tek Atalanta, jam shumë i lumtur që luaj këtu”.

Drejtori sportiv i Atalantas, Tony D’Amico shtoi:

“Nuk ka asgjë konkrete me Liverpool. Ne mirëpresim interesin, por ai është një lojtarët i yni”.

Liverpool aktualisht ka Endo si mesfushorin e tyre kryesor mbrojtës me Alexis Mac Allister që luan gjithashtu në këtë rol ndonjëherë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat