Legjenda e Arsenal-it shpjegon pse Pep është më i miri

Futboll

Legjenda e Arsenal-it shpjegon pse Pep është më i miri

Më: 25 janar 2024 Në ora: 16:46
Pep Guardiola

Legjenda e Arsenalit, Martin Keown ka shpjeguar pse ai mendon se trajneri i Manchester Cityt, Pep Guardiola është trajneri më i madh i historisë së futbollit.

Ish-mbrojtësi beson se spanjolli është më i miri për shkak të mënyrës se si ai ka transformuar futbollin anglez dhe fitoret e tij.

Duke shkruar për Daily Mail, Martin Keown kujtoi se stërvitjen legjendare të Pep Guardiolas me Barcelonan, në terrenin stërvitor të Arsenalit përpara se të shtypte Manchester United në finalen e Champions League të vitit 2011 në Wembley.

Ikona e Topçinjve pranoi se ishte një privilegj të shikoje trajnerin duke punuar nga afër, duke shkruar.

“Barcelona u stërvit në qendrën stërvitore të Arsenal-it përpara se të luante në një finale të Champions League në Wembley. Unë qëndrova prapa, duke parë nga një dritare – doja të shihja se çfarë mund të mësoja rreth tyre.

"Një sinjal tjetër dhe ishte stërvitja e gjuajtjeve. Ai i kapte lojtarët nga fanellat, madje edhe Lionel Messin. Pep Guardiola dhe stafi i tij stërvitor po i ashpërsonin sulmuesit, duke krijuar rezistencë teksa po përpiqeshin të shënonin. Ishte një privilegj të shikojeni atë duke punuar nga afër”.

Ish-mbrojtësi i Arsenalit vazhdoi të shpjegojë pse e konsideron trajnerin Cityt si trajnerin më të mirë ndonjëherë, duke shkruar:

“Që kur erdhi këtu në vitin 2016, ky është njeriu që ka transformuar futbollin anglez. Ai ka krijuar ekipin më të mirë që kemi parë në këto ishuj me stërvitjen dhe metodat e tij të lojës.

“Kohët e fundit kam komentuar në Match of the Day për pesë trofetë e Manchester Cityt, të gjithë të rreshtuar, një shfaqje dominimi dhe force. Por mua më pëlqen ajo që ata kanë krijuar.

“Mënyra se si lojtarët e Cityt festuan së bashku me trajnerin e tyre pasi fituan në Newcastle në ndeshjen e tyre të fundit. Një grup vëllezërish, një ekip i bashkuar.

“Një simbol i bashkimit të tyre – dhe ja ku ai ishte. Pep, pikërisht në mes. Më pëlqeu kjo. Dukej e pastër.

Nëse duhet të zgjedh trajnerin më të madh, ai duhet të jetë numri 1. Pastaj është Sir Alex Ferguson , Arsene Wenger, Jose Mourinho dhe Jurgen Klopp”, shtoi ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat