Klubi i Premier League-s është në negociata për të paguar 30 milionë funte

Futboll

Klubi i Premier League-s është në negociata për të paguar 30 milionë funte

Më: 25 janar 2024 Në ora: 22:30
Armando Broja

Detaje të reja bëhen të ditura për transferimin e Armando Brojës.

Chelsea ka dhënë dritën jeshile për largimin e sulmuesit shqiptar dhe interesimi për të nuk ka munguar.

Fulhami dhe Wolverhampton-i ishin skuadrat që kërkonin transferimin e 22-vjeçarit. “Ujqërit” duket se kishin hedhur hapa kontretë për të bërë të mundur këtë lëvizje.

“Dayli Sport” bën me dije se Wolverhampton-i dhe Chelsea ishin në negociata për transferimin e Brojës.

Formula do të ishte ajo e huazimit deri në fund të sezonit me detyrim blerjen për një shifër prej 30 milionë funtesh.

Por negociatat kanë mbetur përkohësisht pezull për shkak të rregullave të Premier League-s në lidhje me “fair play”-n financiar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat