Pochettino: Ja çfarë duam tani

Futboll

Pochettino: Ja çfarë duam tani

Më: 26 janar 2024 Në ora: 11:58
Pochettino

Trajneri Mauricio Pochettino këmbënguli sot se Chelsea nuk është i dëshpëruar për të nënshkruar me lojtarë të rinj përpara se të mbyllet afati i transferimit, më 31 janar. Kohët e fundit janë thënë shumë thashetheme për ardhje dhe largime lojtarësh nga skuadra londienze.

Argjentiasi theksoi se është  më shumë i dëshpëruar për të fituar një trofe me “blutë” e Londrës, pas kualifikimit në finalen e Carabao Cup. Ai shtoi se është i kënaqur me forcën e skuadrës së tij.

Pas arritjes së finales së Carabao Cup, skuadra e Chelsea do të mirëpresë sot Aston Villa në “Stamford Bridge”, në raundin e katërt të FA Cup. Në përballjen e zhvilluar në kampionat, skuadra e Chelsea e humbi duelin ndaj Aston Villa dhe është 12 pikë pas tyre në Premier League.

“Nuk jam aspak i dëshpëruar për ardhjen e lojtarëve të rinj.  E pranoj që jam i dëshpëruar për të fituar një titull, por jo për të nënshkruar me lojtarë të tjerë”, u shpreh Pochettino për “Sky Sports”.

“Jam i lumtur me skuadrën që kam, jam shumë i lumtur me lojtarët që kemi.

Sigurisht, nëse ndodh diçka në merkato do ta mirëprisja, sepse ju e dini shumë mirë se java e fundit është java më vemdimtare e merkatos. Ndaj duhet të jemi gati nëse diçka i ndodh skuadër”, tha Pochettino.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat