Phillips prezantohet te West Ham

Futboll

Phillips prezantohet te West Ham

Më: 26 janar 2024 Në ora: 12:12
Phillips

Kalvin Phillips bëhet me skuadër të re.

Mëngjesin e sotëm, West Ham njoftoi se ka arritur të marrë shërbimet e mesfushorit 28-vjeçar, i cili do të luajë me londinezët deri në fund të sezonit aktual.

Lojtari largohet nga Manchester City drejt West Ham me formulën e huazimit të thjeshtë, pra pa asnjë detyrim blerjeje përfundimtare. Phillips, që nuk po gjente hapësira te skuadra e Guardiolës, kërkohej edhe nga disa klube të tjera, por zgjodhi që të qëndrojë në Premier Ligë.

“West Ham United është i kënaqur të konfirmojë afrimin e mesfushorit anglez Kalvin Phillips në huazim deri në fund të sezonit 2023/24. 28-vjeçari  vjen nga Manchester City dhe mund të bëjë debutimin e tij në ndeshjen e së enjtes në Premier League me AFC Bournemouth”, shkruhet në njoftimin e klubit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat