Laporta e ëndërron ta bëjë Kloppin trajner të Barcelonës

Futboll

Laporta e ëndërron ta bëjë Kloppin trajner të Barcelonës

Më: 26 janar 2024 Në ora: 13:44
Klopp

Jurgen Klopp largohet nga Liverpool në fund të sezonit pas nëntë vitesh në të cilat ai ka konsoliduar projektin e Liverpool-it, duke arritur të fitojë sërish Premier League dhe duke ngritur lart trofeun e Ligës së Kampionëve. 

Gjermani konsideron se koha e tij në Premierligë ka përfunduar dhe ai është një trajner që gjithmonë i ka pëlqyer presidentit të Barcelonës, Joan Laporta, i cili në fushatën për të kryesuar klubin Blaugrana gjithmonë e ka përmendur emrin e tij si një ëndërr. 

Klopp duket se dëshiron të marrë një vit pushimi, megjithëse emri i tij do të jetë shumë i pranishëm në merkaton e ardhshme nëse pranon të marrë përsipër një projekt sportiv.

Laporta i ka admiruar gjithmonë trajnerët me origjinë gjermane, duke qenë se ata janë përshtatur mirë me futbollin modern dhe përveçse kanë arritur suksese, në shumë raste kanë mundur të rinisin projektet. 

Klopp ishte një ëndërr për kandidatin e Laporta-s, por padyshim që ai nuk e kishte konsideruar seriozisht ardhjen e tij pasi kishte një kontratë me Liverpool-in. 

Gjermani nuk e kishte menduar asnjëherë largimin nga Anglia në të kaluarën, por tashmë përfundimi i kontratës së tij është zyrtarizuar.

Në anën tjetër, rezultatet jo të mira kanë nisur ta lëkundin edhe karrigen e Xavi Hernandez në krye të shtabit teknik të Barcelonës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat