​Guardiola: Klop po largohet? Ok, tani do të fle rehat

Futboll

​Guardiola: Klop po largohet? Ok, tani do të fle rehat

Më: 27 janar 2024 Në ora: 09:03
Klop dhe ​Guardiola

Trajneri gjerman Jurgen Klopp të premtën shokoi botën e futbollit duke njoftuar se do të largohet nga Liverpooli në fund të këtij edicioni agrues.

Ai deklaroi se këtë vendim e mori pasi që ndjen se i ka humbur energjia dhe motivimi.

Për largimin e tij ka folur edhe njëri nga rivalët më të mëdhenj, Pep Guardiola. Ai ka thënë se largimi i Klopp do t’ia mundësojë atij të bëjë gjumë më të mirë pasi përballjet me të sillnin makth dhe stres.

"Klopp largohet? Do të fle më mirë! Një ditë para se të luaja me Liverpoolin, ishte gjithmonë një makth. Rivali më i mirë që kam pasur ndonjëherë në jetën time. I uroj gjithë të mirat. Ai do të kthehet, jam i sigurt", ka thënë Guardiola.

Ndryshe, si emra që mund ta zëvendësojnë gjermanin në stolin e Liverpoolit janë përmendur Da Zerbi dhe Xabi Alonso.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat