Mbrojtësi i Spanjës mbyll sezonin dhe humbet Europianin

Futboll

Mbrojtësi i Spanjës mbyll sezonin dhe humbet Europianin

Më: 27 janar 2024 Në ora: 12:53
Alehandro Balde

Çerekfinalja e Kupës së Mbretit ndaj Atletik Bilbaos rezultoi të ishte e mallkuar për lojtarin e Barcelonës, Alehandro Balde.

Anësori i krahut të majtë u detyrua të braktiste fushën e lojës në minutën e 23-të pas një tërheqje muskulore, teksa nga ekzaminimet e fundit, rezultoi të kishte dëmtuar tendinën, duke mbyllur kështu sezonin.

Kësisoj, mbrojtësi i cili është pjesë e kombëtares spanjolle, ka mbyllur sezonin duke humbur edhe Europianin. Vlen të theksohet fakti se kombëtarja iberike bën pjesë në grupin e Shqipërisë së bashku me Italinë dhe Kroacinë.  

20-vjeçari Balde pritet që në ditët në vijim t’i nënshtrohet një operacioni dhe koha e rikuperimit të jetë realativisht e gjatë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat