Osmani: Nuk kemi presion, synimi i vetëm është fitorja

Futboll

Osmani: Nuk kemi presion, synimi i vetëm është fitorja

Më: 27 janar 2024 Në ora: 13:12
Osmani

Vllaznia do të presë nesër në orën 17:00 në stadiumin “Loro Boriçi” Partizanin në ndeshjen e vlefshme për javën e 21-të në Superiore.

Në prag të këtij dueli, trajneri i shkodranëve, Qatip Osmani ka dalë në konferencën e zakonshme për shtyp.

“Një ndeshje ku përballë kemi kampionin aktual, normalisht që do të jetë një derbi.

Mundohemi ta presim këtë lojë sa më me qetësi. Sigurisht që mund të jetë një provë. Me këtë fitore Vllaznia nuk siguron asgjë, por fakti që jemi kundër një ekipi, një ndër më të mirët në Shqipëri, ka peshën e vet.

Nuk ndjejmë ndonjë presion në prag të kësaj ndeshje, ndoshta edhe rezultatet e fundit kanë bërë që të jetë kjo situatë dhe të mos kemi ndonjë presion të veçantë.

Kuptohet që synimi i vetëm është fitorja, por kuptohet pa ndonjë emocion që mund të na çojë në rrugën e gabuar”, tha ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat