Furlani: Masa që ndaj Bolonjës, me Menjanë ishin të neveritshëm

Futboll

Furlani: Masa që ndaj Bolonjës, me Menjanë ishin të neveritshëm

Më: 27 janar 2024 Në ora: 15:46
Furlani

“Rasti i Menjasë? Ajo që ndodh në stadiume dhe në shoqëri është vërtet e neveritshme.

Do të bëjmë diçka që në ndeshjen kundër Bolonjës”.

Me këtë koment u mjaftua Xhorxho Furlani, pasi hyri në zyrat e Lega Serie A për takimin e djeshëm mbi reformën në të cilën mori pjesë edhe presidenti i Federatës Italiane, Gabriele Gravina.

Një ditë më parë, administratori i Milanit ka pasur edhe një takim me përfaqësues të Ministrisë së Brendshme për të trajtuar çështjen e racizmit në stadiumet italiane.

“Ne kemi përshkruar disa ide dhe reflektime që mund të përmirësojnë cilësinë e infrastrukturës, në veçanti i referohem hipotezave të futjes së një sistemi për njohjen e fytyrës”, ka deklaruar Furlani i cili gjatë pasdites është pikasur në “Milanello” së bashku me Zlatan Ibrahimoviçin për të asistuar në stërvitjen e fundit të kuqezinjve përpara sfidës së sotmë kundër Bolonjës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat