Humb gjyqin

Futboll

Humb gjyqin

Më: 27 janar 2024 Në ora: 16:32
Georgina Rodriguez e Ronaldo

Georgina Rodriguez humbi gjyqin kundër Mediaset në Spanjë. Partneres të Cristiano Ronaldos nuk i kanë pëlqyer disa informacione të përhapura në rrjetet spanjolle.

Informacion në lidhje me të shkuarën e saj, për të cilën influencuesja kishte kërkuar të drejtën për të mos u raportuar dhe 400 mijë euro dëmshpërblim.

Sipas gjyqtarit që ka trajtuar çështjen, e drejta për informim mbizotëron mbi të drejtën për bllokimin e informacionit duke pasur parasysh famën globale që 28-vjeçarja ka arritur falë historisë së saj të dashurisë me një prej futbollistëve më të famshëm në botë.

Gazetarët, sipas gjykatës, kanë të drejtë të bëjnë punën e tyre dhe të kërkojnë informacion për jetën e Georgina, e cila u përpoq të fshihte të kaluarën e saj.

Vendimi i gjykatës nuk ishte aspekti më i rëndësishëm i çështjes. Rrëfimi i motrës Ivana Rodriguez nxori në dritë aspekte dhe detaje të fshehura të Georgina-s që nuk diheshin.

Mesa duket Zonja Ronaldo nuk ka pasur kurrë një marrëdhënie konfliktuale me të atin siç u përfol. Në të vërtetë, Rodriguez shkoi në Argjentinë – vendlindja e babait të saj – disa herë për ta vizituar atë kur ai ishte i sëmurë, gjatë viteve të fundit të jetës së tij.

Nga koha e shtrimit në spital deri në vdekjen e babait të saj, Georgina kaloi disa kohë mes Spanjës dhe Argjentinës.

“Gjatë shtrimit të babait të saj deri në vdekjen e tij, Georgina udhëtoi në Argjentinë në disa raste: as gjyshja e as daja i saj nga nëna nuk folën me të sepse nuk kishin numrin e celularit të saj”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat