Lojtari shqiptar shënon golin e shtatë në kampionatin anglez

Futboll

Lojtari shqiptar shënon golin e shtatë në kampionatin anglez

Më: 27 janar 2024 Në ora: 19:25
Armando Dobra

Armando Dobra e gjen sërish rrugën e rrjetës në futbollin anglez.

Sulmuesi 22-vjeçar ka shënuar sot golin e shtatë në kampionat për Çesterfilldin në “National League”, ku skuadra e Dobrës mposhti në shifrat 3-0 Sauthendin.

Dobra e nisi nga stoli këtë takim dhe në minutën e 67-të ish-sulmuesi i Kombëtares U-21 ka hyrë në fushë dhe në minutën e 81-të ka shënuar për Çesterfilldin duke vulosur rezultatin në shifrat 3-0.

Çesterfilldi i sulmuesit shqiptar kryeson bindshëm ligën e pestë angleze duke qenë të shkëputur me 16 pikë nga vendi i dytë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat