Emocione dhe spektakël në “San Siro”

Futboll

Emocione dhe spektakël në “San Siro”

Më: 27 janar 2024 Në ora: 21:44
Pamje nga ndeshja

Mbyllet në barazim 1-1 pjesa e parë e “San Siros” mes Milanit dhe Bolognas për javën e 22-të të Serisë A. Një 45-minutësh i vështirë për kuqezinjtë, që gjithsesi ia dolën të kthenin baraspeshën në rezultat para se të shkonin në dhomat e zhveshjes.

Takimi u zhbllokua në minutën e 29-të nga Zirkzee, që e dërgoi topin poshtë këmbëve të Maingan.

Në minutën e 39-të kuqezinjtë fituan një 11-metërsh, ndërsa trajneri i Bolognas, Motta, u ndëshkua me karton të kuq.

Gjithsesi, rezultati nuk ndryshoi në këtë moment, pasi Giroud gaboi nga pika e parë e penalltisë.

Vetëm pak minuta më vonë, Ruben Loftus-Cheek, i asistuar nga Calabria, e dërgoi topin në rrjetë, me “San Siron” që shpërtheu në festë. Mbyllet 1-1 pjesa e parë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat