Tifozi sulmon gjyqtarin 

Futboll

Tifozi sulmon gjyqtarin 

Nga: K.G. Më: 27 janar 2024 Në ora: 23:15
Pamje nga incidenti

Një skenë e pazakontë është parë sot gjatë ndeshjes së divizionit të tretë anglez (League One) mes Port Vale dhe Portsmouth.

Takimi u mbyll me fitoren minimale të Portsmouth 1:0, të cilën mysafirët e arritën falë një penalltie të Colby Bishop në minutën e 88-të të takimit.

Edhe pse penalltia ishte e justifikuar, një tifoz i Port Vales nuk mendoi kështu dhe vendosi të merrte gjërat në duart e tij.

Kështu që, në minutën e 90-të, ai vrapoi në fushë dhe u nis në drejtim të gjyqtarit, i cili kuptoi qëllimin e tifozëve dhe filloi të vrapojë në drejtim të tunelit.

Fatmirësisht për gjyqtarin, tifozi i tërbuar u ndalua nga stafi i trajnerëve të të dyja skuadrave, duke parandaluar një incident të madh.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat