Lojtarët shprehin dëshirën për Luis Enrique

Futboll

Lojtarët shprehin dëshirën për Luis Enrique

Më: 28 janar 2024 Në ora: 17:06
Xavi Hernandez në mes

Xavi Hernandez bëri të ditur mbrëmë se po largohet nga pankina e Barcelonës në fund të këtij sezoni dhe se nuk do të qëndrojë deri në fund të kontratës.

Tashmë ka shumë spekulime se kush mund të jetë trajneri i ri i klubit katalanas dhe lojtarët e kanë preferencën se kush duan t’i udhëheqë nga sezoni i ardhshëm.

Sport shkruan se lojtarët e Barcelonës tashmë kanë gjetur kandidatin e tyre dhe se dihet se kë duan si trajner të ri të klubit katalanas.

Dyshohet se ata i kanë thënë qartë Joan Laportës se Luis Enrique do të ishte zgjidhja ideale, por kjo nuk do të jetë e lehtë për t’u arritur duke qenë se specialisti spanjoll aktualisht është i angazhuar në PSG.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat