Vllaznia është “top” për duelin me Laçin

Futboll

Vllaznia është “top” për duelin me Laçin

Më: 30 janar 2024 Në ora: 14:27
Vllaznia

Vllaznia pas 5 fitoreve rresht u ndal në barazim 1-1 nga Partizani në “Loro Boriçi”.

Shkodranët vazhdojnë kështu me ecurinë pozitive dhe tashmë i gjithë fokusi është kthyer te dueli i radhës.

Në kuadër të javës së 22-të të Superiores, kuqeblutë do të udhëtojnë në transfertë për të matur forcat me Laçin, takim që do të luhet ditën e dielë në orën 13:30. Shkodrantë do të tentojnë edhe ndaj kurbinasve një tjetër rezultat pozitiv.

Për fatin e mirë të Vllaznisë, Qatip Osmani do të ketë të gjithë lojtarët e gatshëm për këtë sfidë.

Asnjë futbollist nuk është i dëmtuaer apo i pezulluar për shkak kartonësh dhe kjo bën që timonieri i kuqebluve të punojë i qetë këtë javë dhe të përgatisë në mënyrën më të mirë të mundshme përballjen me bardhezinjtë, teksa do të ketë edhe luksin e zgjedhjeve të më të mirëve.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat